“Tirana të respektojë kampionatin tani që u shpall kampione”, Dedja: Nuk ka kuptim të humbësh ndeshjen e fundit dhe të ngresh titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2020 | 23:09

“Tirana të respektojë kampionatin tani që u shpall kampione”, Dedja: Nuk ka kuptim të humbësh ndeshjen e fundit dhe të ngresh titullin

Trajneri i Vllaznisë Hysen Dedja tregoi se si e përgatiti ekipin për fitoren ndaj Kukësit.
bandicam 2020-07-19 22-58-23-376
Pas fitores 1-0 ndaj verilindorëve, Dedja i bëri thirrje Tiranës të respektojë kampionatin tashmë që është shpallur kampione e Shqipërisë, pasi luan javën e fundit me rivalin direkt të Vllaznisë për mbijetesë Bylisin.

“Ndeshja Ka tre javë që ekipi po luan mirë dhe ka lojtarë me vlera. Më vjen për ndehen në korçë. Pas humbjes me Teutën 3-0 kam thënë se karakteri jonë rritet me stërvitje, pavarësisht se është fundi i sezonit. Nuk e meritojmë ato zonë që po shkojmë. Rrita ngarkesën, skuadra m’u përgjigj. Jemi stërvitur dy herë në ditë. Sot ishte pika kulminante. Ato që kemi shprehur në stërvitje, i kemi shprehur në fushë.

Fitorja e Vllaznisë konfirmon Tiranën kampione – Nuk do ta quaja nder, i them Tiranës ta respektojë kampionatin. Ma merr mendja kështu do të jetë. Nuk ma merr mendja që ai të tolerojë. Nuk besoj se ditën që do të ngrejë kupën, të humbasë ndeshjen.

Kam qenë futbollist dhe jam bërë me punë. Janë probleme kryesore të klubit. Këta çuna më kanë pyetur jo për sponsorat por për punën që kanë bërë dhe si t’i fitonim ndeshjet.

E kemi më të vështirë ne kalendarin sepse luajmë direkt me Partizanin. Me të vërtetë Kuëksi është pretendent, por ne kishim motive më të mëdha. Kjo na rriti nga ana psikologjike, Me këtë shkojmë me Tiranën dhe Partizanin”, përfundoi Dedja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"