Tirana sposton stërvitjen, shkak bëhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2021 | 11:00

Tirana sposton stërvitjen, shkak bëhet…

Muaji i Ramazanit, që ka simbolikë të veçantë te besimtarët myslimanë, ndërhyn edhe te sporti. Si zakonisht, shumë sportistë janë besimtarë të devotshëm dhe klubet për t’i ndihmuar gjatë agjërimit, mundohen që të rregullojnë oraret që ata ta kenë sa më të lehtë devotshmërinë ndaj Zotit.

tirana

Edhe klubi bardheblu, duke parë që temperaturat janë rritur, ka spostuar stërvitjen nga ora 11:30 në orën 16:00 pasdite. Janë disa lojtarë që agjërojnë te Tirana.

Një praktikë e tillë u ndoq edhe sezonin e shkuar, por lojtarët u favorizuan nga mbyllja për shkak të Koronavirusit, ndërsa një pjesë e futbollistëve bënin stërvitje vetëm pasdite.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"