Tirana-Skënderbeu & Laçi-Vllaznia/ Zbulohen gjyqtarët që do të vendosin drejtësi, Kridens Meta sërish në… VAR

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2021 | 11:56

Tirana-Skënderbeu & Laçi-Vllaznia/ Zbulohen gjyqtarët që do të vendosin drejtësi, Kridens Meta sërish në… VAR

Sot në orën 13:45 do të luhen dy ndeshjet e tjera të javës së parë të edicionit të ri futbollistik 2021/2022 të Kategorisë Superiore.

fusha selman stermasi1

Në stadiumin “Selman Stërmasi” do të zhvillohet takimi Tirana-Skënderbeu. Një ndeshje që pritet të jetë e luftuar shumë nga të dyja krahët, duke parë dhe merkaton e mirë si nga kryeqytetasit po ashtu edhe nga ekipi korçar.

Ndërsa sfida tjetër do të jetë Laçi-Vllaznia, një ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Laçit. Parashikohet një ndeshje që premton spektakël dhe e luftuar, duke parë se deri në javët e fundit të dyja ekipet luftuan deri në fund për titullin kampion.

Të dyja përballjet e ditës së sotme i janë besuar gjyqtarëve të rëndësishëm të Superiores. Në “Selman Stërmasi” do të vendosë drejtësinë Enea Jorgji, me ndihmësat e tij Rejdi Avdo dhe Denis Rexha. Ndërkohë Emanuele Rusta do të jetë gjyqtare e katërt.

tirana-vllaznia

Për sa i përket VAR-it, sërish do të jetë Kridens Meta, ashtu si në ndeshjen e djeshme Teuta-Partizani, ndërkohë që asisten VAR-i është Nertil Bregasi.

Në sfidën Laçi-Vllaznia do të vendosë drejtës Kreshnik Cjapi me ndihmësa Ilir Tartaraj dhe Orgest Grabova. Në VAR do të jetë Juxhin Xhaja, ndërkohë që asistent VAR-i është Ani Kociaj.

Laci-Vllaznia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"