Tirana siguron sulmuesin e Nigerisë dhe dy lojtarë nga Kongo (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2016 | 22:05

Tirana siguron sulmuesin e Nigerisë dhe dy lojtarë nga Kongo (FOTO)

Klubi i Tiranës ka siguruar tri përforcime të reja nga Afrika. Mes tyre është edhe sulmuesi i kombëtares së Nigerisë, Ifeyani Edeh.

13934781_1740214802901301_4727812541937359843_nNdërsa dy lojtarët e tjerë janë kongolezë dhe luajnë si mesfushorë. Në një njoftim të publikuar në fazen e bardhebluve në “Facebook”, thuhet se futbollistët janë akomoduar në Tiranë dhe janë gati për fillimin e stërvitjes.

Komenti i plotë i klubit të Tiranës:

“Tre perforcime shume cilesore sot kane mberritur ne Tirane

Sot kane mberritur ne Shqiperi tre perforcimet e rradhes qe klubi ka projektuar per skuadren e sezonit te ri. Tre fubolliste shume cilesore nga Afrika jane akomoduar sot ne Tirane. Sulmuesi i Kombetares se Nigerise Ifeyani Edeh eshte perforcimi per sulmin.

Stafi teknik ka ndjekur 25-vjecarin dhe ka dhene miratimin per afrimin e tij. Edeh ka luajtur sezonin e fundit per skuadren e Enyimbas ne kampionatin vendas. Ai ka te gjithe karakteristikat e nevojshme per ti sherbyer ekipit ne repartin ofensiv.

13921139_1740214892901292_557560825372248389_n

Vec tij, kane mberritur dy futbolliste nga Kongo te cilet jane gjithashtu pjese e ekipit perfaqesues te Kongos. Ndockyt Merveille dhe Moises Nkounkou jane dy lojtaret kongolez qe neser se bashku me sulmuesin nigerian Edeh do ti bashkohen skuadres ne stervitje.

13939614_1740214899567958_7899976928410704524_n

Dy futbollistet nga Kongo luajne si mesfushore dhe jane lojtare te rinj ne moshe por shume premtues. Merveille eshte 18 vjec ndersa Nkounkou eshte 20 vjec. Afrimi i tre lojtareve ne diten e sotme vlen dhe si nje dhurate per te gjithe tifozet ne ditelindjen e 96 te KF Tiranes”,-thuhet në njoftimin e klubit të Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"