Tirana shpjegon “arratisjen” e sulmuesit nigerian Emerun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2016 | 14:47

Tirana shpjegon “arratisjen” e sulmuesit nigerian Emerun

Klubi i Tiranës ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale lajmin e publikuar sot nga “Panorama Sport” se futbollisti nigerian Emeka Emerun i ka dhënë lamtumirën kësaj skuadre dhe nuk do të bëhet pjesë e bardhebluve.

13754575_1731511897104925_3496025479840590234_n

“Sulmuesi nigerian Emeka Emerun ka mbyllur sot përfundimisht aventurën pak ditore me Tiranën. Lojtari u afrua javën e shkuar në Zlatibor dhe iu kërkua të zhvillonte një provë disa ditore për të parë formën e tij. Sulmuesi nuk pranoi të provohej dhe përfundimisht ka mbyllur sot aventurën, ndërkohë që një ditë më parë është larguar nga hoteli.

13700005_1728590254063756_5938676446859948212_n-470x353

Emerun kërkoi të firmoste kontratën menjëherë por stafi teknik ka kërkuar të mos nxitojë për të shmangur gabimet e mundshme. Të gjithë lojtarët që do të afrohen do të duhet të kalojnë testet e nevojshme për të nënshkruar më pas.

tirana stervitje

Përjashtim do të bëjnë vetëm futbollistët e konfirmuar. Klubi po punon për të afruar lojtarë cilësorë. Brenda pak ditëve ekipi do të kompletohet me disa përforcime të nevojshme”, shkruhej në komunikatën e bardhebluve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"