Tirana shkon në Gjirokastër, trajneri Marantas: Pres shpërthimin e sulmit. 1 pikë nuk është keq, por duam… tre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 10:07

Tirana shkon në Gjirokastër, trajneri Marantas: Pres shpërthimin e sulmit. 1 pikë nuk është keq, por duam… tre

Me seancën stërvitore të paradites së djeshme të zhvilluar në fushën e stadiumit “Gjirokastra”, Luftëtari mbylli ditët e përgatitjeve anti-Tirana.

jorgos marantas

Edhe pse bluzinjtë do të kenë përballë skuadrën më të titullar të vendit, Tiranën, të besuarit e Marantasit mbeten të vendosur për të marrë më të mirën e mundshme nga takimi i sotëm. Ky është edhe mendimi i trajnerit grek, Jorgos Marantas, dhënë në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes me 24 herë kampionët e vendit. Ndërkohë, për “Panorama Sport”, 46-vjeçari Marantas i gatshëm iu përgjigj interesimit tonë.

Vini nga një ndeshje ku keni pësuar katër gola dhe është shkaktuar sërish penallti. Çfarë po ndodh me mbrojtjen e pse ky repart ndryshon shpesh në emra dhe nuk ka stabilitet?

Luftëtari është një skuadër e re në moshë dhe shpeshherë jemi munduar të bëjmë përshtatjet e duhura. Në ndeshjen e fundit mungonte Prikas për arsye kartonësh dhe megjithatë ne si staf kemi bërë zgjedhjet e duhura për të aktivizuar në fushë lojtarët që punojnë dhe stërviten mirë. Qato s’është mbrojtës i djathtë, por këtë rol e bën mirë, se ka dhëna prova në stërvitje. Në këtë ndeshje besoj se nuk do të kemi fatin e keq për t’u ndëshkuar me penallti.

Përballë do të keni një trajner që ka drejtuar Luftëtarin deri pak muaj më parë. Cilat mendoni se do të jenë avantazhet dhe disavantazhet tuaja në këtë takim?

Ne e dimë çfarë ekipi është Tirana. Ka kualitete dhe cilësi në lojë. Është problemi i tyre ndërrimi i stafit teknik dhe jo yni. Ai është problemi i tyre. Ne kemi për mision nesër (sot) të marrim rezultatin pozitiv. Më shumë se kaq s’mund të them tjetër.

gw

Ndaj një ekipi si Tirana do t’ju kënaqte edhe një pikë?

Çdo rezultat pozitiv që dëshiron të marrësh është mirë dhe kur bëhet fjalë për një ekip si Tirana, një pikë është më shumë se vlefshme. Tirana është favorite në momentin para se të zbresë në fushë, pastaj gjithçka ndryshon. Lojtarët e mi dinë të përballen me çdo kundërshtar dhe unë besoj shumë te ata.

Vendi i tetë është katër pikë larg. Sa besim ka në ekip se do të kalohet kjo situatë?

Jemi të nëntët në klasifikim dhe në çdo ndeshje dua të marrim nga një pikë. Ekipi po forcohet, lojtarët punojnë fort për të treguar vlerat e tyre. Ekipi ka shumë forca dhe besoj se do të arrijnë të ngrihen në vazhdimësi.

Jeni ekip që shënoni më pak se të gjithë. Do të vazhdohet me këtë mënyre loje apo do të ndryshoni strategji?

Unë në stërvitje punoj me skuadrën në çdo komponent. Është e vërtetë që s’shënojmë shumë, edhe pse prodhojmë raste. Do ta shikojmë nesër (sot) këtë gjë. Ta shtyjmë topin në rrjetë dhe gjithçka do të mjaftonte. Ai lojtar që do të shënojë, do të bëjë edhe diferencën. Në çdo seancë stërvitore ne punojmë për të shënuar dhe për të mos pësuar.

Cerzo nuk po gjen vendin e titullarit. Çfarë nuk shkon?

Hilgen duhet të punojë fort, si gjithë të tjerët. Të mundohet të bëjë mirë për të arritur kondicionin optimal fizik. Asgjë tjetër s’ka lidhje me mosaktivizimin e tij.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"