Tirana shkëlqen në merkato, ja si pritet t’i rreshtojë Shehi bardheblutë pas afrimeve të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 21:53

Tirana shkëlqen në merkato, ja si pritet t’i rreshtojë Shehi bardheblutë pas afrimeve të fundit

Tirana ka objektiva të qartë. Kërkon medoemos lojtarë në qendër të mbrojtjes dhe djathtas. Trajneri Orges Shehi e ka bërë të qartë këtë situatë dhe klubi po lëviz për të afruar futbollistë.

TIRANA 1

Mirë apo keq, Tirana po shkëlqen në merkato dhe skuadrën po e bën nga e para. Me largimin e Tolit dhe Hoxhallarit, skuadra duket sikur u lëkund, ndërsa me ardhjen e Florent Hasanit, Albano Aleksit dhe Ardit Hilës, mbrojtja është blind, ashtu edhe mesfusha, ndërsa sulmi bëhet fluturues.

Edhe stoli i rezervave do të jetë më i plotë, me De Silvën e Hilën. Pa harruar të rinjtë e tjerë që skuadra i ka me shumicë dhe që janë gati për të kapur një shans te Tirana.

Tirana pritet të luajë me një 11-she duke filluar nga Bekaj në portë, Toshevski, Behiratçe, Najdovski e Ismajlgeci në mbrojtje. Në mesfushë, Aleksi, Totre e Limaj. Sulmi është i përbërë nga treshja Xhixha, Seferi dhe De Silva që është gati për të qenë në fushën e lojës.

tirana (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"