Tirana sfidon Erzenin në fundjavë, Shehi me ide të qarta për formacionin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 20:28

Tirana sfidon Erzenin në fundjavë, Shehi me ide të qarta për formacionin…

Trajneri Orges Shehi, nga ana e tij, është duke menduar për formacionin që do të hedhë në fushën e lojës ndaj Erzenit.

324936493_494408859439012_2077461853244821242_n

Prej kohësh ai është duke planifikuar që të aktivizojë Abazajn në qendër të sulmit. Gjithsesi, për këtë duhet të shohim. Fakt është që skuadra është e plotë. Me një të rënë të lapsit, Bekaj do të luajë në portë, më pas në mbrojtje Najdovski, Lulaj, Përgjoni dhe Toshevski. Në mesfushë treshja e zakonshme Aleksi, Deliu dhe Lushkja.

Në sulm mund të kemi surprizën e madhe. Hasani dhe Haxhiu do të luajnë nga krahët, ndërsa sulmues i parë do të jetë Kristal Abazaj. Ky mund të jetë ndryshimi i madh i Tiranës në repartin e sulmit. Sulmuesi do ta nisë si qendror dhe nga minuta e parë në sfidën me Erzenin. Tre trofe pretendon të fitojë këtë sezon ekipi i Tiranës. Deri në këtë moment që flasim skuadra bardheblu ka fituar Superkupën e Shqipërisë, tani është në lojë për Kupën e Shqipërisë dhe kampionatin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"