Tirana sërish në hall, një klub nga Kategoria e Parë i kërkon titullin “e vjedhur”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2018 | 19:20

Tirana sërish në hall, një klub nga Kategoria e Parë i kërkon titullin “e vjedhur”

Jemi 18 vite më parë. Sezoni 1999-2000. Tomorri i Beratit në fund të atij kampionati do të ishte suprizë dhe do të renditej e para në Superligë, me pikë të barabarta me Tiranën.

tomori

Rregullorja nuk e parashikonte këtë “handikap”, kështu që u vendos të luhej një ndeshje shtesë për të përcaktuar kampionin. 90 minutat u mbyllën me rezultatin 1-1, po ashtu dhe shtesat. Në goditjet e 11-metërshave fitoi Tirana dhe mori trofeun. Problemi është se rregulloria nuk e parashikonte një ndeshje shtesë dhe Tomorri i Beratit u ndje i vjedhur. Për këtë, 18 vite më vonë ata kanë bërë një kërkesë në FSHF , duke arsyetuar se titulli i vitit 2000 duhet ti kalojë Tomorrit. Përpos çështjes UEFA që janë në lojë 215 mijë euro, Tirana duhet të presi edhe arsyetimin e FSHF, nëqoftëse ata do të jenë me 24 tituj pas gjithë kësaj historie, apo me 23.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"