Tirana ruan pathyeshmërinë, largohet nga Turqia pa asnjë humbje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2018 | 15:54

Tirana ruan pathyeshmërinë, largohet nga Turqia pa asnjë humbje

Miqësorja e tretë e Tiranës së Turqi është mbyllur përsëri në barazim, Kësaj radhe ata kanë barazuar pa gola me ekipin bullgar të Cherno More. Tirana ka bërë paraqitje të mira në përgjithësi në këto miqësore, edhe pse nuk ka fituar asnjërën prej tyre.

27331761_1980851632170949_8791707254969510590_n

Me Tiranën kanë debutuar në këtë miqësore, edhe dy blerjet e reja të ardhura nga Kenia, Keneth Muguna dhe Musa Muhamed. Gjithashtu, në provë tek bardheblutë, janë edhe dy lojtarë të tjerë, të cilët po ashtu kanë qenë pjesë e skuadrës ditën e sotme, Aleksandar Ristevski dhe Iliasu Samsun. Ky test i ka shërbyer trajnerit Ze Maria, si kolaudim për skuadrën, para ndeshjes së parë që Tirana do të zhvillojë të dielën në Kategorinë e Parë, ndaj Shkumbinit.

26906967_1980807375508708_9078606007548028623_n

Më poshtë formacioni me të cilin Tirana nisi takimin:

Formacioni: Lika, Doka, Turtulli, Cake, Hoxhallari, Maveje, Karabeci, Daja, Sentamu, Greca, Ngoo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"