Tirana rinovon me “xhevahirin”, mbrojtësi edhe 2 vite të tjera bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 21:50

Tirana rinovon me “xhevahirin”, mbrojtësi edhe 2 vite të tjera bardheblu

Erjon Hoxhallari rinovon me Tiranën. Ajo që pritej prej muajsh, ka marrë jetë ditët e fundit. Mbrojtësi ka hedhur firmën mbi kontratë dhe për dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e bardhebluve. Klubi nuk kishte në plan që t’i ikte nga duart një “xhevahir” si ai, për të cilin ka investuar në vite, ndaj ka zgjatur marrëveshjen.

Hoxhallari Tirana

Por kjo nuk do të thotë që Hoxhallari nuk mund të largohet. Objektivi i bardhebluve është i qartë, duan ta shesin. Projektin e nisur që në merkaton e verës dhe të dimrit, ku ofertat sigurisht nuk i munguan, presin që ta vendosin në zbatim në mbyllje të këtij kampionati. Ndaj edhe drejtuesit kanë si objektiv që të gjejnë pasuesin e tij, pasi në rast të një oferte joshëse, nuk duan që ta lënë vendin bosh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"