Tirana rekordmenia e Superkupës, por me Vllazninë i kanë keq punët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 23:54

Tirana rekordmenia e Superkupës, por me Vllazninë i kanë keq punët

Tirana është kampionia e Superkupës së Sh qipërisë, ndërsa Vllaznia ka luajtur në dy finalet e fundit, duke fituar një dhe humbur një tjetër. Në historinë e 28 trofeve, skuadra që ka dominuar plotësisht është Tirana. E themeluar në vitin 1989, Superkupa konsiston në një ndeshje të vetme finale mes fituesve të Superiores dhe fituesve të Kupës së Shqipërisë.

TIRANA VLLAZNIA 1

KF Tirana mban numrin rekord të trofeve të Superkupës, plot 11 të tillë, ndërsa KF Teuta janë fituesit në fuqi, të cilët kanë mundur vjet Vllazninë në gusht. Tirana është gjithashtu edhe skuadra që ka humbur më shumë finale, plot 5 të tilla, ndërsa interesante janë edhe statistikat e Vllaznisë. Shkodranët kanë fituar edicionet 1998, 2001 si dhe kanë humbur në 1992, 2008, 2021.

TIRANA-VLLAZNIA – Klasikja e Shqipërisë është luajtur vetëm një herë në Superkupë. Bëhet fjalë për sezonin 2001 ku shkodranët dolën fitues 2-1 ndaj Tiranës me golat e Patushit në të 13-ën, që luante për Vllazninë. Sina, në minutën e 59-të barazoi momentalisht dhe dy minuta para fundit Sinani i madh heshti “Qemal Stafën”, duke u dhuruar Superkupën e dytë shkodranëve. Për Shqipërinë është e pazakonshme që Superkupa të luhet në dhjetor. Më përpara zakonisht ishte ndeshja e parë e sezonit.

PËRBALLJET E FUNDIT – Për çudi Tirana ka qenë dominuese me Vllazninë në Shkodër, ndërsa në Tirandy takimet e fundit nuk ka marrë fitoren. Vllaznia nuk e luan një sfidë me Tiranën në Shkodër që prej 12 marsit 2022, pasi tri ndeshjet e fundit janë luajtur në kryeqytet.

rekordet

Bardheblutë duhet të luajnë ndryshe këtë herë që të bëjnë të tyrin trofeun e Superkupës së Shqipërisë. Skuadrat gjithashtu, luajnë për prestigj, sepse FSHF nuk jep asnjë shpërblim për këtë trofe. Për Tiranën, nëse fiton Superkupën e Shqipërisë, do të jetë trofeu i 55-të në historinë e saj futbollistike.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"