Tirana rekord golash, një formacion shënuesish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2018 | 15:08

Tirana rekord golash, një formacion shënuesish

Tiranës prej vitesh i mungon një Fortuzi, Salihi apo Sinani, megjithatë kampionati i fundit përligji më së miri besimin e të gjithëve. Bardheblutë ishin një “makineri” golash në inferiore. Shpërndarja e rrjetave përjashton vetëm Ilion Likën, ndërsa të gjitha repartet e tjera kanë dëshmuar aftësi para porte. Në listën e golashënuesve janë plot 17 futbollistë.

tirana
Nuk janë vetëm sulmuesit që shënojnë rregullisht, pasi efecientë janë edhe mesfusha me mbrojtjen. Lojtarët e prapavijës kanë realizuar të paktën nga një gol, konkretisht Hoxhallari, Doka, Cake, Bishaj e Turtulli. Trendi për mesfushorët ka ardhur në rritje, pasi në total janë 6 futbollistë që kanë realizuar 15 herë. Në top-listë është kapiteni Karabeci, i cili këtë vit ka parë më së shumti nga ofensiva, duke shënuar 7 gola. Pas tij vijnë Daja, Qilimi e Vrapi me nga dy, ndërsa Maveje e Çelhaka kanë mbetur te njëshi. Sulmi pastaj është mbresëlënës, pasi 6 lojtarë të këtij reparti kanë realizuar në 46 herë, nga 66 që janë në total.

tir

Megjithatë, çudia më e madhe ndodh te fakti që, edhe pse janë skuadra që kanë shënuar më shumë në të dyja grupet, asnjëri prej lojtarëve të Tiranës nuk garoi për “Këpucën e Artë”. Nëse në nisje të kampionatit Sentamu dhe Ngoo ishin “kryefjala” e golit për Tiranën, fundi solli surpriza. Kryegolashënuesi i bardhebluve është Bedri Greca me 14 gola, ndërsa të huajt mbetën në kuotën e 12 dhe 11 golave. Por Ze Maria kishte edhe alternativa cilësore për ofensivën. Halili, Muçi dhe Bardhi shënuan nga 4, 3 dhe 2 gola. Edhe pse shifrat janë të kënaqshme, kjo nuk do të thotë që për Kategorinë Superiore nuk do të ketë blerje për sulmin. Përkundrazi, klubi po operon për të afruar një tjetër… “bomber”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"