Tirana refuzon lojtarë pa fund në merkato, klubi nuk pranon sugjerimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 14:11

Tirana refuzon lojtarë pa fund në merkato, klubi nuk pranon sugjerimet

Tirana vazhdon të mos afrojë lojtarë në këtë merkato vere. Burime pranë klubit bëjnë me dije se me shumë gjasë nuk do të ketë afrime. Ka shumë pak shanse që Tirana të marrë ndonjë lojtar të ri këtë merkato. Më saktë, do të jetë shumë e vështirë që grupi të përthithë emra, por një dritare e vogël mbetet e hapur për ndonjë lojtar cilësor. 

Tirana

Nga ana tjetër, deri në këtë moment që flasim Tirana ka refuzuar lojtarë pafund. Mësohet se një numër i madh të huajsh nuk janë pranuar nga drejtuesit. Presidenti Refik Halili ka vënë veton që nuk do të marrë asnjë lojtar, i cili nuk ia mbush mendjen. Aktualisht, të huajt e ofruar janë shumë, duke filluar nga afrikanët, kroatët, por edhe maqedonas dhe serbë, të gjithë të refuzuar.

Nuk mbeten pas lojtarë nga Kosova dhe Shqipëria. Halili e ka bërë të qartë për të gjithë. Nuk afrohet lojtar kot, por i ri dhe me perspektivë. Në këto kushte, drejtorëve të Tiranës u ka mbetur “sharra në gozhdë”, sepse nuk mund të afrojnë më lojtarë që kërkojnë të marrin pensionin te bardheblutë.

Tirana

Emanuel Egbo kërkon një lojtar mbrojtës, i cili të mos jetë më shumë se 25 vjeç, pasi kërkon të rinojë repartin e prapavijës. Në fakt, me Tiranën janë tre mbrojtës mbi 30-vjeçarë dhe askush nuk jep garanci dhe freski deri në fund të kampionatit apo sezonin tjetër.

Për këtë qëllim, Egbo kërkon lojtarë të rinj, të cilët të garantojnë forcë dhe të ardhme. Skuadra bardheblu ka larguar deri në këtë moment dy mbrojtës, Dorian Kërçikun dhe Eni Imamin, por akoma nuk ka mundur të zëvendësojë lojtarët e ikur nga skuadra. Një gabim taktik, duke menduar se Lila e ndonjë lojtar nga merkatoja do të ishin gati. Deri më sot, bardheblutë kanë afruar shumë të rinj, përfshirë dhe sulmuesin Mario Morina, një njohje e vjetër e Tiranës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"