“Tirana, prova e forcës për Teutën”, Markelian Xhai: Ju tregoj pengun më të madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2021 | 23:51

“Tirana, prova e forcës për Teutën”, Markelian Xhai: Ju tregoj pengun më të madh

Teuta ka anuluar dje seancën e progra muar për të nisur punën për përballjen ndaj Tiranës, e cila ishte programuar këtë mesjavë, mirëpo nga vendimi i FSHF-së, do të diskutohet për t’u zhvilluar fundjavën e ardhshme. Për këtë ndeshje, trajneri Martini ka në dyshim Rustem Hoxhën dhe Sebino Plakun të cilët janë të dëmtuar dhe do të vlerësohen ditë pas dite nëse do t’ia dalin të jenë të gatshëm. Në vigjilje të përballjes me kampionët në fuqi, fituesja e Kupës dhe Superkupës në edicionin e fundit merr edhe këshillat e duhura nga një ish si Markelian Xhai. Për “Panorama Sport”, ish-mbrojtësi vlerëson se skuadra bregdetare ka gjetur ritmin, duke lënë pas barazimet e shumta dhe shprehet se ndaj Tiranës mund të jetë prova e forcës për titullin.

markelian xhai

Xhai, si e vlerësoni ecurinë e Teutës deri më tani?

Unë mendoj se kësaj skuadre nuk i mungon gjë. Shoh një ekip me dëshirë dhe që reagon kur duhet, sidomos tani që u rikthye te fitorja, pas disa barazimeve. Rezultate që nuk kanë qenë aspak pozitive. Do të preferoja që në pesë takime të humbiste një, por të fitonte katër. Prandaj, e shoh si humbje barazimin. Shpresoj që ndaj Tiranës të vijojë ecuria e mirë për Teutën, vijimësia me fitore.

Golat kanë munguar dhe ka çaluar manovra sulmuese…

Teuta nuk po shënon sepse i kë dhënë më shumë prioritet mesit të fushës me lojtarët që ka. Thjesht lojtarët që kanë qenë në krah të Krasniqit, por edhe sulmuesit e tjerë, duhet të jenë më shumë prezentë në zonën kundërshtare. Them se ndaj Tiranës sulmi do të zhbllokohet.

Si e prisni ndeshjen e radhës ndaj Tiranës për këtë Teutë?

Unë jam durrsak dhe me shpirt uroj të fitojë Teuta. Skuadra është në një moment të mirë. Sigurisht që nëse fiton, Teuta bën një hap të madh përpara. Mundësitë janë, ekipi është i përkryer, organizimi gjithashtu, ndaj më së pari mendoj se do të ndjekim një ndeshje të denjë për dy skuadra që i kanë dhënë tonin kampionatit. Të fitojë skuadra më e mirë dhe uroj që kjo të jetë Teuta.

Teutal

Mendoni realisht që ky ekip ka mundësi për titull?

Si fillim, Teuta duhet të mendojë për ndeshjen e radhës, ndaj Tiranës. Më pas, për titullin. Unë mendoj që në rast se vijohet me këtë ritëm, edhe përballë kampionëve në fuqi, atëherë Teuta do të shkojë larg, pse jo, edhe të synojë titullin.

Cili është pengu juaj më i madh nga karriera?

Ka shumë për të thënë, por do të veçoja se unë pata fatin që luajta me një brez që nuk i munguan emrat e mëdhenj, të cilët i dhanë cilësinë futbollit të kohës sonë. Përgatiteshim në mënyrë shembullore dhe stërvitshmëria me kolektivitetin ishin “arma” jonë më e fortë. Pengu më i madh është humbja e titullit me Teutën në 1994-1995.

ZAMIR QYPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"