Tirana prezanton dy brazilianët, Almedia dhe Uillian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2016 | 16:54

Tirana prezanton dy brazilianët, Almedia dhe Uillian

Tirana ka prezantuar ditën e sotme dy përforcimet më të reja, Hugo Almedian dhe Aleks Uillian.

Të dy futbollistët brazilianë kanë firmosur zyrtarisht për bardhëblutë duke ardhur kështu nën urdhërat e teknikut Daja.

almediaLajmi është bërë zyrtar dhe përmes profilit në “Facebook” të klubit.

Prezantohen dy perforcimet e janarit

Tirana ka prezantuar sot dy perforcimet e merkatos se janarit. Dy futbollistet brazilian Hugo Almeida dhe Aleks Uillian kane firmosur zyrtarisht marreveshjet qe i bejne ata bardheblu. Nen shoqerine e drejtorit sportiv Devi Muka, Hugo dhe Uillian kane mberritur sot ne stadiumin “Selman Stermasi” per te pare nga afer ambientet e tij, firmosur dhe pozuar me pas ne sallen e konferencave. Te dy brazilianet kane pelqyer kushtet e impiantit bardheblu dhe kane treguar se jane pershtatur shume shpejt me kryeqytetin dhe skuadren. Ne fund kane dhene edhe prononcimet e para per faqen zyrtare te klubit.

Ne prezantimin e dy perforcimeve, drejtori sportiv Devi Muka tregon me teper per dy futbollistet nga Brazili. “I kemi ndjekur prej shume kohesh dhe ndihem mjaft mire qe sot jane ketu. Te dy jane futbolliste me shume vlera dhe kam besim qe do ti sherbejne skuadres per realizimin e objektivave. Kishim nevoje per tu perforcuar ne repartin ofensiv dhe besoj se kemi gjetur futbollistet me karakteristikat e duhura. Nuk nxituam por me maturi besoj beme nje goditje te dyfishte mjaft cilesore”.

Hugo Almeida – “Jam i lumtur qe jam ketu. Jam njohur sot nga afer me skuadren dhe kushtet qe ofron klubi dhe ndihem mjaft mire. Tani me duhet te punoj shume dhe te jap me te miren per ekipin. Falenderoj drejtuesit e Tiranes qe besuan tek mua. Kam degjuar qe tifozet jane te mrekullueshem. Me mbeshtetjen e tyre do te pershtatem me shpejt e do bej gjera te mira”.

Aleks Uillian – “Eshte kenaqesi per mua personalisht per kete aventure te re qe po nis. Kam besim se gjithcka do te shkoj mire. Ketu kushtet jane shume te mira, skuadra me pelqeu dhe menyra se si stafi me mirepriti. E di qe Tirana eshte nje klub i madh dhe te gjithe kerkojne shume. Mua me pelqen te kerkoj gjera te medha nga vetja dhe besoj se do pershtatem shume shpejt.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"