Tirana pret Teutën në “Elbasan Arena”, ja çmimet e biletave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2023 | 9:42

Tirana pret Teutën në “Elbasan Arena”, ja çmimet e biletave

Tirana ka publikuar listën e çmimeve të biletave për sfidën me Teutën. Bardheblutë kanë vendosur për çmime që janë normale.Tirana-Teuta

Tribuna VIP ka dy lloj çmimesh, 1500 dhe 1000 lekë në sektorin e “Elbasan Arena”-s që është i mbuluar. Pjesa tjetër e stadiumit kushton 300 lekë, përfshirë edhe sektorin mik. Në këtë sezon, dy skuadrat kanë pasur përballje të ndryshme. Sfidën e parë të kampionatit e ka fituar Tirana me rezultatin 4-0.

Nga ana tjetër, dy sfidat e tjera i ka fituar skuadra durrsake me rezultatet 1-0 dhe 2-0. Durrsakët, gjithsesi janë një sfidë para bardhebluve, por ecuria në këtë sezon do të shihet në takimin që do të luhet në Elbasan. Kujtojmë që Tirana nuk shkon në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, prej sezonit të 20-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"