Tirana pret një tjetër rikthim, kampionët e Shqipërisë gati të afrojnë ish-mesfushorin bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2022 | 14:53

Tirana pret një tjetër rikthim, kampionët e Shqipërisë gati të afrojnë ish-mesfushorin bardheblu

Tirana mund të rikthejë një tjetër ish-lojtar të saj. Bëhet fjalë për Reuben Akuanë. Lojtari prej kohësh është i lirë, pasi i ka mbaruar kontrata me Lokomotivën dhe mund të afrohet te bardheblutë.

ruben akuah

Sezonin e fundit mesfushori luajti me Teutën, duke qenë në fushë 25 ndeshje dhe luajtur 1730 minuta.

Me Tiranën, Akuah ka luajtur në sezonin 2016-2017, në 30 ndeshje. Më pas ai u largua nga Shqipëria.

Në këtë moment që flasim, Tirana ka minus disa titullarë nga sezoni i fundit, duke filluar nga Toli, Totre, Hoxhallari e Ngo. Kuptohet që me këtë gjendje Tirana duhet të marrë lojtarë të tjerë.

Në fillim është sulmi që duhet të plotësohet dhe më pas repartet e tjera. Problemi më i madh i Shehit është mbulimi i sulmit nëse largohet edhe Taulant Seferi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"