Tirana pret më 7 tetor maratonën e tretë, ja kategoritë ku mund të garoni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2018 | 10:16

Tirana pret më 7 tetor maratonën e tretë, ja kategoritë ku mund të garoni

Për të tretin vit radhazi kryeqyteti do të mirëpresë maratonën e Tiranës e cila zhvillohet më 7 tetor 2018. Ashtu si edhe në vitet e tjera pjesë e kësaj maratone do të jenë disa kategori, përkatësisht 3 të tilla: Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K të ndara në nën kategori femër/mashkull dhe “We too”.

39393103_2152583905010080_7463703925430943744_n

Kategoria “We too” është një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Half Marathon (21, 0975 km) është një kategori ku konkurrojnë kryesisht profesionistët, “Tirana 10K” është një kategori ku konkurrojnë të gjithë të apasionuarit pas vrapit apo sportit në përgjithsi. Ndërkohë që “We too” është një garë për njerëzit me aftësi ndryshe (para dhe tetraplegjik). Gara e 7 tetorit do të paraprihet nga “Fun Run” e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe, më datë 6 tetor 2018 me të rinjtë e shkollave të mesme të Tiranës. Me projektin “Fun Run” synohet edukimi i brezave përmes sportit, si një mënyrë e mirë për t’i nxitur të angazhohen me sport dhe të fillojnë të përgatiten për të konkurruar pas disa vitesh në Maratonën e Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"