Tirana pret 150 mijë euro nga kalimi i Kobina në Egjipt, por mediat zbulojnë se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 8:30

Tirana pret 150 mijë euro nga kalimi i Kobina në Egjipt, por mediat zbulojnë se…

Zyrtare. Tirana humbet një tjetër futbollist. Uinful Kobina braktis Tiranën për ekipin Kleopatra në Egjipt. Ish-lojtari i bardhebluve ka fluturuar dje në Egjipt dhe ka firmosur me skuadrën nga Giza. Ekipi i sapongjitur në Kategorinë Superiore të Egjiptit, Ceramica Kleopatra FC, ka blerë kartonin e lojtarit të Tiranës.kobina

Bardheblutë e kanë shitur lojtarin për 150 mijë euro dhe Kobina do të vazhdojë aventurën në një kampionat tjetër nga ai shqiptar. Lojtari, i cili ka edhe pasaportën shqiptare, ka kaluar dje vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën me klubin e tij të ri. Ganezi e ka mbyllur aventurën me bardheblutë pas dy viteve te Tirana.

SHIFRA – Te Tirana presin të arkëtojnë 150 mijë euro nga ky transferim. Dje në mbrëmje në faqen zyrtare në “Facebook”, bardheblutë njof- tuan: “Klubi Tirana njofton shitjen e kartonit të lojtarit dhe zyrtarizimin e marrëveshjes me Kleopatra Football Club. Pavarësisht dëshirës së madhe të klubit për ta patur lojtarin pjesë të kampit bardheblu, iu bashkua dëshirës primare për mirëqënien e lojtarit. KF Tirana i uron suksese në këtë rrugëtim të ri”.

iken kobina

PËRGËNJESHTRIMI – Problemi është se mediat ganeze dhe ato egjiptiane bëjnë me dije se lojtari ka ardhur me parametër zero. Sipas tyre, futbollisti nuk ka pasur kontratë me Tiranën dhe për këtë qëllim është larguar nga bardheblutë. Gjithsesi, lojtari është federuar rregullisht, por i çuditshëm është fakti se si është lejuar pa kontratë te Tirana.

STATISTIKAT – Lojtari ganez largohet nga Shqipëria pasi ka shënuar 14 gola me fanellën e Tiranës në 82 ndeshje këto dy sezonet e fundit mes kampionatit, Kupës e Superkupës. Lojtari i bardhebluve ka ardhur nga kampionati ganez në vitin 2018. Ka luajtur 6023 minuta në Superiore.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"