Tirana, “poker” Dinamos në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2015 | 16:37

Tirana, “poker” Dinamos në miqësore

tiranaTirana-Dinamo  4-1 (Miqësore)
Golat:  
Ndikumana 34′, Halili 47′, Sefa 59′, Busic 74′ / Imami 41′

Tirana ka arritur të mposhtë sot Dinamon në miqësoren e zhvilluar në kompleksin “Skënder Halili”. Bardheblutë kanë shënuar 4 herë në portën e dinamovitëve duke mos ju dhënë asnjë mundësi këtyre të fundit për të reaguar. Ndikumana hapi serinë e golave në pjesën e parë, edhe pse rezultati u baraspeshua nga Imami dhe pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Në pjesën e dytë të besuarit e Maganit realiazuan edhe 3 herë të tjera me Halilin, Sefën dhe Bushiç duke vulosur përfundimisht takimin në 4-1. Kjo ishte një ndeshje miqësore për shkak të pauzës së kampionatit dhe të dyja skuadrat testuan gjendjen aktuale të futbollistëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"