“Tirana pësonte gola ordinerë kur ishte Mema”, Bedri Omuri: Është normale që bardheblutë të marrin një trajner me eksperiencë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 22:35

“Tirana pësonte gola ordinerë kur ishte Mema”, Bedri Omuri: Është normale që bardheblutë të marrin një trajner me eksperiencë

I ftuar në studion e emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në televizionin News 24, legjenda bardheblu, Bedri Omuri, foli në lidhje me situatë aktuale te bardheblutë, si dhe për çështjen e trajnerit.

omuri

“Kur ishte Ard Mema, Tirana pësonte gola ordinerë, që nuk i pësojnë as të fëmijët. Ndërkohë që Egbo kujdeset më shumë për mbrojtjen.

Çdo klube duhet të ketë objektivat e veta. Mund të duhet ndonjë trajner me përvojë më të madhe, po edhe nëse konfirmohet nuk është çudi e madhe. Është normale që të marrin një trajnerë me eksperiencë për Kupat e Europës, ndoshta të huaj. Këto 3 javët e ardhshme janë kryesore”, u shpreh Bedri Omuri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"