Tirana përgatitet të zbresë në fushë, ja ku do e zhvillojnë fazën përgatitore bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 21:56

Tirana përgatitet të zbresë në fushë, ja ku do e zhvillojnë fazën përgatitore bardheblutë

Tirana nis sot përgatitjet për Champions League. Skuadra bardheblu do të zbresë në fushë për të nisur punën për takimet europiane. Është të paktën një sfidë në Champions dhe një në Europa League për Tiranën që kthehet pas tri vitesh pushim në sfidat europiane. Skuadra do të punojë një seancë stërvitore të kryeqytet dhe më pas do të transferohet drejt Pogradecit.

Tirana festas

Transferta do të kryet të shtunën, ndërkohë që drejtuesit dje kanë udhëtuar drejt këtij qyteti për të saktësuar detajet e qëndrimit të skuadrës. Nga ana tjetër, bardheblutë do të punojnë nga data 8 gusht deri në datën 15-16 gusht dhe më pas do të udhëtojnë drejt vendit ku do të luhet sfida e parë e Champions-it.

Presidenti Refik Halili do të mbyllë edhe marrëveshjet me lojtarët që do të largohen nga skuadra apo janë me valixhe në duar. Skuadra do të ketë një ndryshim rrënjësor në prag të Champions Leagues dhe sezonit të ri. Në fakt, te bardheblutë janë afruar tre lojtarë, është edhe një i katërt që do të jetë shumë shpejt në ekip. Gjithsesi, ekipi kampion do të shkërmoqet. Rrezikojnë të largohen disa lojtarë që kanë dhënë shumë për skuadrën.

TIRANA STERVITJE

Nga ana që do të ikin janë lojtarë me emër, dhe nga ata që nuk kanë luajtur pothuajse fare në këtë sezon. Gjithsesi, të premten do të vendoset përfundimisht se çfarë do të ndodhë. Fakt është që trajneri Emanuel Egbo ka vendosur se cilët do të rrinë dhe cilët do të largohen, ndërsa nga ana tjetër, klubi po punon edhe për rinovimet në ekip. Janë shumë lojtarë që do të rinovojnë veç Torasës, që e ka mbyllur marrëveshjen me Tiranën. Në shënjestër është edhe Erjon Hoxhallari, një nga më të vjetrit në skuadër dhe titullar i padiskutueshëm në sezonet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"