Tirana përgatit blerjen e bujshme, Halili gati të shpenzojë shumë të majme për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2020 | 22:15

Tirana përgatit blerjen e bujshme, Halili gati të shpenzojë shumë të majme për…

Blerja më e bujshme e Tiranës këtë verë mund të jetë portieri i Prishtinës, Visar Bekaj.

Bekaj

Lojtari pëlqehet shumë nga presidenti Refik Halili dhe ky i fundit është gati që të shpenzojë një shumë të majme për të marrë shërbimet e “gardianit” të Kosovës.

Halili është bindur që të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës te Prishtina për ta marrë në skuadër pas Europës.

Portieri kosovar ka kërkesa edhe nga Hamburgu, Hofenhaimi dhe Beshiktashi. Lojtari ka tri vite që vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës, si dhe është shpallur portieri i vitit në kampionatin kosovar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"