Tirana/ Pas dopietës, 3 vite kontratë për talentin nga Kosova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2016 | 16:50

Tirana/ Pas dopietës, 3 vite kontratë për talentin nga Kosova

Tirana “blindon” Flamur Bajramin. Në fakt klubi e ka pasur me kohë në plan që të zyrtarizonte marrëveshjen me kosovarin e talentuar, por bindja që ky element është i vlefshëm është përforcuar pas dopeitës që ai realizoi ndaj Mamurrasit në miqësore.

Flamur Bajrami

Flamur Bajrami

Jo vetëm gola, por forma që mesfushori ka shfaqur gjatë gjithë kësaj periudhe, kanë detyruar kryeqytetasit që t’i ofrojnë një kontratë afatgjatë.

Bajrami vetëm dje ka firmosur për 3 vite. Fjalë pozitive tha edhe vetë trajneri Daja për këtë futbollist, ndërsa saktësoi se me formën që ka shfaqur, Bajrami është një ndër lojtarët pranë formacionit.

Flamur Bajrami

Flamur Bajrami

Mbetet për t’u parë se si do të veprohet me Klodjan Gjinon, tjetër lojtar që ende nuk ka firmosur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"