Tirana – Partizani/ Ja çfarë rrezikon klubi organizator

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2016 | 12:13

Tirana – Partizani/ Ja çfarë rrezikon klubi organizator

Neni 65 – Dështimi në përmbushjen e përgjegjësive

Tifozet e Tiranes, pas ndeshjes se futbollit, Tirana-Partizani, 2-2, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin "Selman Stermasi, ne Tirane.	/r/n/r/nTirana's fans, after the Albanian Super League football match Tirana vs Partizani, 2-2 at the "Selman Stermasi" stadium in Tirana.

1. Personat juridikë, shoqatat dhe klubet që dështojnë në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive të tyre do të dënohen me gjobë.

2. Në rastet e shkeljeve të rënda mund të ndërmerren dënime të tjera, si zhvillim i ndeshjes pa spektatorë, zhvillimi i ndeshjes në fushë asnjanëse, ndalimi i zhvillimit të ndeshjes në stadiumin përkatës, anulimi i rezultatit të ndeshjes, përjashtimi nga një garë ose kampionat, dhe/ose humbje e ndeshjes në tavolinë.tirana partizaniNeni 66 – Përgjegjësia për sjelljen e spektatorëve Sjellja e gabuar përfshin akte të dhunës ndaj personave ose objekteve, lëshimi ose hedhja e mjeteve ndezëse, hedhja e fishekzjarrëve, paraqitja e parullave politike ose ofenduese të çfarëdolloj forme, shprehja e fjalëve ose zhurmave/ tingujve ofendues, ose hyrja në fushën e lojës.

Në rastin e verifikimit të shkeljeve si më sipër ndaj personave juridikë, shoqatave dhe/ose klubeve ku konsiderohen si mbështetës spektatorët kundërvajtës, do të jepen dënimet si më poshtë: b) në rastin e hedhjes së mjeteve ndezëse, hedhjes së fishekzjarrëve, hedhjes së gurëve ose sendeve të tjera brenda rrethimit të fushës së lojës, duke shkaktuar akte të dhunës ose ndërprerje të përkohshme të lojës, sanksionohen me ndalimin e zhvillimit të ndeshjes në stadiumin përkatës për jo më pak se 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.

Neni 57 – Kushdo që ofendon dinjitetin e një personi apo grupi personash nëpërmjet fjalëve ose veprimeve për-çmuese, diskriminuese ose denigruese në lidhje me racën, ngjyrën, gjuhën, besimin fetar, ose origjinën do të pezullohet për të paktën 5 (pesë) ndeshje. Gjithashtu, do të dënohet me gjobë me një vlerë jo më pak se 100.000 (njëqind mijë) lekë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"