Tirana pa mungesa ndaj Kukësit, por Ze Maria në hall për sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 14:50

Tirana pa mungesa ndaj Kukësit, por Ze Maria në hall për sulmues

Hoze Marselo Ferreira është në hall për sulmues. Edhe pse dje bleu Namdi Oduamadin, bardheblutë në këtë momente kanë mungesa në repartin e avancuar. Ndërhyrja e bërë në merkato për të afruar një sulmues, duket se është ndikuar nga dy probleme të mëdha. Së pari, Majkëll Ngo ka probleme në rikthimin e formës optimale dhe, paçka faktit që po punon, riaftësimi i tij do të vonojë pak, pasi gjuri e shqetëson jo pak.

Sipas llogaritjeve, Ngo do të luajë 90 minuta në tetor. Problemi i dytë i Tiranës ka të bëjë me sulmuesin Junus Sentamu. Ugandezi do të bashkohet me kombëtaren e tij dhe zakonisht ai mungon një muaj. Me llogaritjet e zakonshme, Sentamu nëse udhëton pas ndeshjes me Kukësin drejt Ugandës mbërrin në Tiranë rreth mesit të tetorit. Duke llogaritur mungesën e Sentamusë dhe Ngosë dhe faktit se Namdi Oduamadi nuk dihet se çfarë gjendje ka, Tirana rrezikon të jetë pa sulmues 15-ditshin e dytë të shtatorit ku luan sfidat më të rëndësishme të fazës së parë.

Tirana

FORMACIONI – Tirana vendos të luajë me më të mirët kundër Kukësit. Trajneri Ze Maria pritet të hedhë një formacion me pak ndryshime ndaj verilindorëve. Marvin Turtulli ka lënë pas dëmtimin në gishtin e këmbës dhe do të jetë si zakonisht në fushën e lojës. Mbrojtësi dje është stërvitur normalisht me grupin dhe me të gjitha gjasat, paçka dhimbjeve, do të sakrifikojë për ndeshjen me Kukësin. Formacioni anti-Kukësi do të jetë shumë i njëjtë me atë që luajti ndaj Teutës. Dihet që në stol do të qëndrojë Albi Doka, i cili po vuan pasojat e sfidës me durrsakët. Veç Dokës, në sfidën me Kukësin do të ketë mungesa të tjera.

Capture

Edhe pse Ilion Lika është në formë, sërish do të luajë titullar Alesio Abibi, me zëvendëskapitenin që çuditërisht qëndron në stol, edhe pse është riaftësuar plotësisht. Mbrojtja do të jetë e përbërë nga Kërçiku, Turtulli, Atinga e Hoxhallari. Në mesfushë do të luajnë: Maveje, Karabeci, Kobina e Edon Hasani. Në sulm, edhe pse u provua Gideon Ofei në vend të Junus Sentamusë, ky i fundit do të luajë titullar, duke qenë i preferuari i Ze Marias, brenda dhe jashtë fushës së lojës. Tirana do të luajë të dielën në “Loro Boriçi” sfidën me Kukësin. Ndeshja nis në orën 16:45, ndërsa rezultati është vendimtar për të dy kampet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"