Tirana nuk ndalet në merkato, përforcohet me mbrojtësin e kombëtares së…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 3, 2020 | 22:30


Tirana nuk ndalet në merkato, përforcohet me mbrojtësin e kombëtares së…

Tashmë që sezoni 2019-2020 është mbyllur, te Tirana kanë filluar të mendojnë për lëvizjet që do të bëhen në skuadër. Pas dy afrimeve të Ardit Tolit dhe Albion Avdijajt, afrimi i tretë pritet të vijë nga Maqedonia e Veriut. Kristijan Toshevski pritet të jetë afrimi i radhës i Tiranës.toshevski

Bardheblutë synojnë që të jenë sa më konkurrues në Kupat e Europës dhe teksa Champions-i shtrëngon të afrojë, ka nisur prej ditësh puna për afrimet. Siç kishte njoftuar edhe “Panorama Sport” para pak ditësh, tashmë lajmi për afrimin e Toshevskit te Tirana konfirmohet edhe nga mediat maqedonase.

26-vjeccari luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe praktikisht prite të zëvendësojë Albi Dokën. Toshevski ka qenë pjesë e kombëtares U-21 të Maqedonisë së Veriut dhe ka qenë pjesë e kombëtares A të saj në tetë takime. “Gol.mk” raporton ditën e sotme se lojtari ka arritur marrëveshjen me Tiranën me të cilët ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com