Tirana nuk ka paqe, mbrojtësi përplaset me trajnerin. Egbo e ndëshkon, por Halili…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 23:56

Tirana nuk ka paqe, mbrojtësi përplaset me trajnerin. Egbo e ndëshkon, por Halili…

Edhe në familjet shembullore ka sherre e ndonjë rebel. E tillë është edhe përplasja mes trajnerit Emanuel Egbo dhe Tefik Osmanit. Pas sfidës në Korçë, lojtari ka shfaqur pakënaqësi të mëdha në adresë të trajnerit, aq sa është përplasur verbalisht me Emanuel Egbonë.osmani batha

Shkaku është i thjeshtë: mosaktivizimi në sfidën me Skënderbeun. Palët kanë debatuar gjatë, aq sa Egboja i ka thënë Tefikut që për të nuk është më pjesë e grupit, nëse vazhdon me këto teka si dhe vendimet i merr ai dhe askush tjetër. Në fakt, është dashur ndërhyrja e presidentit Refik Halili që gjërat të qetësoheshin në Korçë.Muca Tirana

Por, menjëherë në kryeqytet, Halili ka zhvilluar mbledhje me skuadrën dhe pas shumë diskutimesh është pranuar që Osmani të jetë pjesë e skuadrës bardheblu, ndonëse ishte ndëshkuar nga trajneri Emanuel Egbo. Për momentin palët janë të qeta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"