Tirana nuk i ha presionet dhe “kërcënon” Ngonë: Qëndro me këto kushte, ose largohu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 23:51

Tirana nuk i ha presionet dhe “kërcënon” Ngonë: Qëndro me këto kushte, ose largohu

Klubi Tirana ka qenë shumë i qartë një ditë pas deklaratave të menaxherit të Majkëll Ngosë, Mario Cenolli. Burime zyrtare në klub kanë bërë me dije se lojtarit i është qartësuar se nëse dëshiron të qëndrojë në ekip, do të bëjë gjithçka si çdo lojtar. Pra, do të pranojë kushtet që ka vënë FIFA për periudhën e pandemisë.ngooo

Sipas asaj që është kuptuar, klubi nuk mund të bjerë në grackën e presionit për të rinovuar. Mësohet se presidenti Halili ka kërkuar nga stafi i tij që për lojtarin të ndiqet çdo procedurë që është ndjekur me futbollistët e tjerë dhe nuk do të ketë marrëveshje të re, apo shtesa kontrate me kushtet për sezonin e ardhshëm. Mësohet se Tirana ka dalë në konkluzion që nëse Ngo nuk dëshiron të qëndrojë te Tirana, mund të largohet që më 31 maj, duke mos marrë as shpërblimin e titullit dhe me radhë.

PROBLEMET – Majkëll Ngoja në fakt ka kohë që është vënë në qendër të vëmendjes si edhe më parë. Lojtari gjatë stërvitjes së pandemisë ka pasur përplasje me disa nga shokët e skuadrës, aq sa çështja ka shkuar deri te presidenti Refik Halili. Ky i fundit e ka falur disa herë për sjelljet e tij. Gjithsesi, kjo sjellje e Ngosë nuk i ka pëlqyer duke ia bërë të qartë anglezit se veprimet e tij mund ta penalizojnë në të ardhmen.majkell ngo

Po kështu, mësohet se klubi nuk e ka pasur në plan ta mbajë në të ardhmen Majkëll Ngonë. Me sa duket, Ngoja e ka kuptuar një gjë të tillë dhe po mundohet të bëjë presion me periudhën e ndërmjetme të skuadrave që duhet të nisin kampionatin më 3 qershor. Tirana në këtë drejtim ka qenë e qartë. Qëndro me kushtet e të gjithëve, ose largohu më 31 maj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"