Tirana nuk i dëgjoi për stadiumin, reagon “Tirona Fanatics”: Ne e thamë fjalën tonë, nuk kemi nevojë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 0:38

Tirana nuk i dëgjoi për stadiumin, reagon “Tirona Fanatics”: Ne e thamë fjalën tonë, nuk kemi nevojë për…

Para pak ditësh klubi i Tiranës doli me një njoftim, ku kërkoi mendimin e tifozëve për sa i përket ndeshjes me Teutën këtë fundjavë, me pyetjen nëse duhet të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” apo në “Air Albania”.air-albania-1

Menjëherë pas kësaj tifogrupi i bardhebluve, “Tirona Fanatics” dolën me një njoftim ku thanë se ndeshja duhet të luhet në “Selman Stërmasi”, pasi nuk janë qiraxhinj.

Megjithatë klubi duket se nuk e ka marrë në konsideratë këtë shkrim të tifogrupit, teksa ditën e sotme kanë dalë me një njoftim ku thuhet se ndeshja me Teutën do të luhet në “Air Albania”. Tirona Fanatics

Menjëherë pas minuta pasi klubi nxori njoftimin, ka ardhur edhe reagimi i tifogrupit, të cilët nëpërmjet një postimi në “Facebook”, shkruajnë se ata e thanë fjalën e tyre dhe do të jenë në stadium ndaj Teutës vetëm për Tiranën për asnjë tjetër.

NJOFTIMI:

Ne e thamë fjalën tonë…
Stadiumi jonë quhet “Selman Stërmasi”, e tifozët e Tironës nuk kanë nevoje as per prozhektor luksi e as për tribuna të mbuluara.

Ne jena Tirona, dikush aty nuk ka qenë nuk është dhe kurrë nuk do të jetë.

Pavarësisht zgjedhjes së pakuptimtë për të ndërruar stadiumin, ne do te jemi aty!

GJITHMONË VETËM PËR EMRIN E TIRONËS, për asgjë dhe për askënd tjetër…

Forca Tirona
Forca Cunat e Kryeqytetit

 

tie

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"