“Tirana nuk është bërë asnjëherë pjesë e shitjeve të ndeshjeve”, flet Dabulla: Drejtuesit e klubit tani duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 22:13

“Tirana nuk është bërë asnjëherë pjesë e shitjeve të ndeshjeve”, flet Dabulla: Drejtuesit e klubit tani duhet të…

Ish-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla është shprehur se në ndeshjen me Bylisin, Tirana tregoi një paraqitje shumë të dobët në pjesën e dytë.Rezart Dabulla

I ftuar në  “Sport News” në “News24”, ish-mbrojtësi bardheblu është shprehur se me aq sa di ai, klubi bardheblu nuk është bërë asnjëherë pjesë e shitjeve dhe blerjeve të ndeshjeve.

“Pjesa e dytë ndaj Bylisit, ishte shumë e dobët nga Tirana. Nuk mund të themi nëse kishte tolerime ose jo, pasi është një rrugë e gjatë për të dalë deri në atë përfundim. Tirana nuk ka asnjë lloj arsye për ta lënë këtë, pasi hera e fundit kur fitoheshin 2 trofe ishte 1999.

Mesa e di unë, Tirana nuk ka qenë asnjëherë pjesë e pisllëkut të shitjes së ndeshjeve. Drejtuesit e klubit duhet të fillojnë ta gjejnë se çfarë ndodhi dhe pse ishte ajo paraqitje. Mesa kam parë unë, nuk mendoj se Tirana e ka bërë këtë për të fituar. Klubi duhet të bëjë vetë gjykimin, për atë shpërfytyrim që ndodhi në atë ndeshje.”, u shpreh Dabulla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"