Tirana njofton tifozët, dalin në shitje biletat për derbin. Ja çmimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2021 | 15:59

Tirana njofton tifozët, dalin në shitje biletat për derbin. Ja çmimet

Derbi Tirana-Partizani po pritet me interes të madhe nga të gjithë, pasi bardheblutë vijnë si kryesues ndërsa ‘’demat’’ janë në një krizë rezultatesh.

derbi-2019-air-albania

Derbi do të luhet ditën e hënë në datën 25 tetor, dhe Tirana do të jetë pritëse. Bardheblutë kanë bërë njoftimin e rëndësishëm duke lajmëruar tifozët se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen. Çmimet variojnë nga 500 deri në 6 mijë lekë të reja në tribunën VIP.

Njoftimi i Tiranës

?Dalin në shitje biletat për ndeshjen KF Tirana-FK Partizani e cila do të luhet të Hënën, 25/10/2021, ora 19:45 në stadiumin “Air Albania”. Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi”, prej orës 10:00-18:00 si edhe online në:
Lutemi që përfitimi i biletave të bëhet në avancë për të shmangur rradhët dhe grumbullimet në pikat e shitjes, për të ruajtur dhe mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit.
Faleminderit!

TRIBUNA VIP
Ë104 – 5000 lekë
Ë100, 102, 103, 105 – 4000 lekë
Ë101, 107 – 3000 lekë

TRIBUNA PËRBALLË
E104, 105, 108, 205, 206, 207 – 1500 lekë
E101, 102, 103, 107, 108 – 1500 lekë
E201, 202, 203, 204, 208, 209, 210 – 1500 lekë

TRIBUNA PAS PORTË
N101, 106, 201, 207 – 500 lekë

TRIBUNA MIKE
S102, 104, 205 – 500 lekë
V101, 104, 202, 205 – 500 lekë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"