Tirana niset drejt Zlatiborit, atje i bashkohen lojtarët afrikanë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Korrik 17, 2016 | 12:37

Tirana niset drejt Zlatiborit, atje i bashkohen lojtarët afrikanë

Skuadra e Tiranës është nisur drejt Zlatiborit në Serbi ku klubi bardheblu do të zhvillojë fazën përgatitore dyjavore.

13770404_1728095357446579_2812984477331271646_n

“Ne axhendën e ditëve stërvitore janë programuar të luhen katër ndeshje miqësore me skuadra që po zhvillojnë përgatitjet në Zlatibor. Ekipi do të kompletohet me të tjera përforcime në ditët në vijim. Klubi po punon me kujdes për të gjetur përforcimet e nevojshme për repartin e sulmit, aty ku skuadra ka më tepër nevojë. Shumë shpejt bardheblutë do të jenë të plotë për sezonin e ri”, shkruhej në njoftimin e klubit bardheblu pak momente pas nisjes.

13707721_1728095394113242_7065681963962103363_n

Ndërkaq, “Panorama Sport” ka mësuar se në Zlatibor, skuadrës do t’i bashkohen disa futbollistë afrikanë. Përveç Selemani Ndikumanës, i cili pritet që t’u bashkohet bardhebluve shumë shpejt (të paktën këtë gjë e pranoi vetë kapiteni i Burundit për gazetën pak ditë më parë), dy të tjerë kanë prerë “biletën”.

Tirana-Ndikumana-flet-201

Bëhet fjalë për sulmuesit e lakuar prej ditësh, atë nga Senegali dhe Nigeria. Emrat e tyre mbeten ende “enigmë”, megjithatë, nga burime të sigurta për “Panorama Sport” në klub, mësohet se lojtarët do t’i bashkohen ekipit në Zllatibor.

Nuk dihet nëse dy “bomberat” do të firmosin direkt, apo do të vëzhgohen fillimisht nga stafi teknik. Megjithatë, në klub senegalezin po e llogarisin si lojtarin që do të bëjë diferencën në majën e sulmit, por edhe nigeriani nuk mbetet pas.





www.minuta90.com