Tirana nis përgatitjet për Skënderbeun, paralajmërohen ndryshime në formacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 12:13

Tirana nis përgatitjet për Skënderbeun, paralajmërohen ndryshime në formacion

Tirana ka rinisur përgatitjet për sfidën me Skënderbeun. Ndonëse duhen edhe 12 ditë nga takimi me korçarët, Mema nuk ka humbur kohë. Problemi i tij i vetëm mbeten dëmtimet. Dejan Blazhevski, Dorian Kërçiku, Namdi Oduamadi nuk janë akoma gati për të qenë në grup. Me ekipin është bashkuar edhe Majkëll Ngo.
tirana

Nga ana tjetër, në stërvitjen e djeshme mungonin tre lojtarë nga skuadra që luajti me Luftëtarin. Bëhet fjalë për Erando Karabecin, Erjon Hoxhallarin dhe Bedri Grecën që ishin më të ngarkuar seç duhet. Nga ana tjetër, në analizën e pasndeshjes, Mema ka deklaruar se është papërgjegjshmëri që skuadra humbi në atë mënyrë në Gjirokastër. Ai ka kritikuar disa lojtarë për lojën e tyre dhe ka premtuar se në sfidën e radhës me Skënderbeun do të ketë ndryshime në formacionin e parë. Mema është shprehur se ata që nuk e kanë justifikuar fanellën nuk do të luajnë dhe kjo vlen për të gjithë lojtarët. Gjithsesi, shpresohet që deri para sfidës me korçarët, Tirana të plotësohet dhe të jetë gati për të sfiduar kampionët e vendit.

MIQËSORJA – Edhe pse nuk është saktësuar kundërshtari, me të gjitha gjasat Tirana do të luajë një miqësore ditën e premte. Gjasat janë që të luhet me Tirana B, por nuk përjashtohet mundësia që të luhet edhe me një skuadër tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"