Tirana nis përgatitjet për Luftëtarin, Ze Maria merr lajmin e mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2018 | 21:12

Tirana nis përgatitjet për Luftëtarin, Ze Maria merr lajmin e mirë

Pas fitores në Kupë me Ilirinë, Tirana nuk ka pasur asnjë ditë pushim, dhe ka nisur menjëherë nga puna për ndeshjen e radhës, ditën e dielë në shtëpi ndaj Luftëtarit.

tirana

Lajmi i mirë për trajnerin Ze Maria, është se e ka pasur të plotë grupin në seancën stërvitore. Edhe pse Edon Hasani, pësoi një lëndim ditën e djeshme në Kupë, ai është stërvitur sot bashkë me shokët e skuadrës, por njëkohësisht po kryen edhe terapi për të kaluar dëmtimin në shpinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"