Tirana në Superiore, Karabeci: Ishte makth, do jemi dinjitozë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2018 | 11:04

Tirana në Superiore, Karabeci: Ishte makth, do jemi dinjitozë

Tirana kaloi një sezon në Kategorinë e Parë. Në ndeshjen me Pogradecin, bardheblutë, siguruan rikthimin përsëri në elitë. Për këtë, kapiteni i ekipit, Erando Karabeci, ka dhënë një intervistë për “Super Sport”. “ Personalisht jam i kënaqur për rikthimin në Superirore. Ne ia arritëm qëllimit që ta sillnim Tiranën mes më të mirëve, megjithëse nuk ka qenë e lehtë dhe ky ishte një makth por ta harrojmë sa më shpejt. Do të bëjmë paraqitje dinjitoze, ashtu siç i shkon përshtat Tiranës.”, shprehet Karabeci.

karabec
Gjithashtu kapiteni prek edhe temën e trajnerit Ze Maria, i cili pas përfundimit të ndeshjes me Pogradecin është larguar menjëherë dhe mediat aludojnë për një krisje me presidentin Halili. “ Unë flas në emër të ekipit dhe dëshira jonë është që ne të vazhdojmë me Ze Marian. Kjo punë i takon presidentit dhe trajnerit për të gjetur gjuhën e përbashkët. Ze Maria është me eksperiencë dhe mund të na ndihmojë shumë” , përfundoi kapiteni bardheblu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"