Tirana në lëvizje, “gjueti” deri ditën e fundit të merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 13:43

Tirana në lëvizje, “gjueti” deri ditën e fundit të merkatos

Tirana ka larguar dy lojtarë nga reparti i mbrojtjes. Edhe pse në organikën aktuale, emrat nuk mungojnë, klubi është vënë në lëvizje për të afruar një futbollist cilësor.

Tirana minifaza

Sigurisht, edhe sugjerimet nuk kanë munguar. Siç ndodh shpesh gjatë periudhës së merkatos. Mirëpo, nga skuadra kryeqytetase bëhet me dije se Tirana do të bëjë lëvizje, vetëm në momentin që do të gjejë një futbollist i cili ofron të bëjë diferencën në raport me elementet aktualë në skuadër. Për momentin, Gentian Muça dhe Kristi Vangjeli janë propozuar si dyshja titullare në qendër të mbrojtjes.

Si alternativë, qëndron Tefik Osmani, por pse jo edhe Erion Hoxhallari që ka treguar se mund të luajë në këtë rol. Për linjën e djathtë, Albi Doka dhe gjithashtu Kristi Vangjeli kompletojnë linjën. Elementë nga akademia janë gjithashtu garanci për emergjencën por edhe për të ardhmen. Në të majtë, krahas Hoxhallarit, Tirana ka tashmë të sprovuar edhe Marsel Ismajlgecin. Kësisoj, klubi duket se ka vendosur që në hyrje të bëjë vetëm afrime të goditura, jo vetëm për të shtuar numrin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"