Tirana, në Kupë ndaj Shënkollit luan ekipi i dytë. Shans për të shlyer dënimin e Disiplinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2019 | 12:09

Tirana, në Kupë ndaj Shënkollit luan ekipi i dytë. Shans për të shlyer dënimin e Disiplinës

Edhe pse sërish me probleme me gjurin, Ardian Mema ka vazhduar përgatitjet për sfidën e sotme me Shënkollin në orën 14:00 në “Selman Stërmasi”.

shenkolli tirana

Trajneri ka vendosur që të hedhë në fushën e lojës një formacion ndryshe. Do të luajnë të gjitha rezervat. Përjashtim bëjnë Torasa dhe Kërçiku, dy titullarë të derbit. Pjesa tjetër e lojtarëve do të qëndrojë pushim. Jashtë grupit është Ismael Dunga, që dje ishte i dëmtuar dhe u përgatit veçmas.

Idriz Batha nuk u stërvit me grupin, ndërsa skuadra e derbit dhe rezervat e tjera morën ngarkesë të plotë të drejtuar nga përgatitësi atletik i skuadrës. Bardheblutë luajnë sot ndeshjen e dytë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë kundër Shënkollit.

sca

Ndërkohë, ky është një shans për ekipin e Tiranës, pasi vetëm pak minuta më parë Komisioni i Disiplinës i dënoi me 4 ndeshje pa tifozë në shtëpi, dhe pikërisht një nga këto ndeshje mund ta shlyejnë që në këtë tur të Kupës, dhe kështu mbeten edhe 3 të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"