Tirana në krye, Ngo mesazh skuadrës: T’i marrim ndeshjet me radhë, duhet të kemi kujdes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 21:30

FB Kategoria Superiore Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Tirana

Tirana në krye, Ngo mesazh skuadrës: T’i marrim ndeshjet me radhë, duhet të kemi kujdes

Majkëll Ngo edhe kur është sëmurë arrin të japë gjithçka nga e tija në fushën e lojës për bardheblutë. E kemi quajtur “Terminatori”, ndërsa tani që flasim, anglezi është lojtari me më shumë gola në ekip. Futbollisti ka zhvilluar disa ndeshje të mira. Për “Panorama Sport”, pas takimit me Kukësin, Majkëll Ngo foli për ndeshjen dhe çfarë pret ai dhe Tirana në vazhdim të Kategorisë Superiore.

ngo tranversa

“Jam shumë i kënaqur për fitoren. Sakrifikova pak në këtë ndeshje ku isha pak i spostuar pak prapa dhe për të ndihmuar skuadrën ku kalonte në fazën sulmuese. Ky ishte edhe plani i trajnerit për mua, që të mos isha sulmuesi kryesor, por në mbështetje të sulmuesve. Hyra si zëvendësues dhe si mision kisha që ta dërgoja topin përpara. Besoj se funksionoi, siç ishte rasti kur pasova për Kalenë, i cili u pengua nga një lojtar i Kukësit që më pas u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë. Për mua ishte një taktikë e zgjuar dhe pozitive”, është shprehur në fillim anglezi.

MAJKELL NGO

Tirana tani është e para në renditje, po sa e vështirë është që ta ruajë Tirana këtë pozitë. Ngo për veten e tij ka opinion të caktuar. “Sigurisht që është e vështirë, pasi do të përballemi me skuadra të forta në kampionat. Nuk është se frikësohemi, por ndeshjet duhet t’i marrim me radhë dhe të mendojmë vetëm për kundërshtarin e radhës që kemi. Duhet të shikojmë vetëm përpara, si kryesues që jemi, por duhet pasur kujdes se situatat ndryshojnë shumë shpejt. Pra, duhet të jemi shumë të përqendruar”, thekson sulmuesi bardheblu.

TIRANA

“Ndeshjen e radhës kemi derbin me Partizanin, një takim shumë i vështirë. Gjithsesi, ne shikojmë vetëm përpara”, vazhdoi më tej sulmuesi anglez .

“Plani im për takimin me Partizanin është të shënoj gol. Të shikojmë se çfarë do të ndodhë. Na duhet një javë e mirë stërvitore për këtë takim që po vjen”, mbylli Majkëll Ngo. Anglezi është golashënuesi i ekipit dhe një nga lojtarët me më shumë aktivizime në kampionat me fanellën e bardhebluve.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com