Tirana në krizë, e ndal edhe Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2016 | 16:10

Tirana në krizë, e ndal edhe Flamurtari

Tirana vazhdon të zhgënjëje. Pas bojkotit nga ana e tifozëve, bardheblutë tashmë duhet të parballën edhe me krizën e rezultateve.tirana -- flamurtari Edhe në takimin e sotëm ndaj Flamurtarit, ata nuk kanë mundur dot të kthehen të fitorja pasi janë ndalur në barazim 0-0 në shtëpi.

Një takim i luftuar dhe me rastë nga të dyja ekipet, por që në fund nuk ka sjellë asnjë gol. Tirana ka tentuar deri në fund, por nuk ia ka arritur.

Nga ana tjetër edhe Flamurtari ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë dhe ka pasur mundësitë e tij, por nuk ka mundur të realizojë.

Në fund mbyllet gjithçka 0-0 dhe Tirana zbret në vendin e pestë në kuotën e 40 pikëve pasi është kaluar me edhe nga Kukësi. Nga ana tjetër Flamurtari vijon të mbetet në zonën e ftohtë, me 22 pikë duke rrezikuar seriozisht rënien nga Kategoria.

Tirana – Flamurtari 0-0
Tirana: Bakaj, Smajli, Teqja, Karan, Hoxhallari, Kërçiku, Karabeci, Malaj, Lika, Muzaka, Fukui Trajner: Ilir Daja
Flamurtari: Lika, Marku, Lakoste, Pashaj, Idrizaj, Nikolini, Telushi, Lushtaku, Hoxha, Da Silva, Alvesh Trajner: Zekerija Ramadani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"