Tirana në kolaps, flet Mirel Josa: Faji nuk është i Ard Memës, por i njerëzve që..

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 17:59

Tirana në kolaps, flet Mirel Josa: Faji nuk është i Ard Memës, por i njerëzve që..

Në ndeshjen e zhvilluar ditën e sotme në “Selman Stërmasi”, mes Kukësit dhe Teutës, i pranishëm ishte edhe ish-tekniku i Tiranës, Mirel Josa, që tashmë drejton Prishtinën në Superligën kosovare. Pas ndeshjes, Josa foli për mediat, ku komentoi takimin, por edhe situatën e vështirë të bardhebluve, sërish pas rikthimit në Superiore.

josa

KUKËSI-TEUTA – Po shoh për herë të parë një ndeshje në stadium, edhe pse kampionatin e kam parë nëpërmjet televizionit. Niveli aktual i skuadrave është sicc qëndron edhe në klasifikim. Partizani dhe Skënderbeu janë për titull. Edhe Kukësi apo Lacci. Kampionati në tërësi është i luftuar.

Unë rikthehem për të parë një ndeshje në stadium për të parë një ndeshje, megjithëse kampionatin në Shqipëri e kam ndjekur nëpërmjet televizionit. Këtu duhet të shohim nivelin aktual të skuadrave, dhe niveli aktual unë besoj se i përgjigjet klasifikimit. Renditja, qoftë Partizani dhe Skënderbeu që janë në luftë për titull, qoftë Kukësi, Laçi, unë mendoj se është një kampionat i luftuar dhe diferencën mund ta bëjnë momente të caktuara të një ndeshje. Sot isha për të ndjekur ecurinë e dy miqve të mi, Armandos dhe Bledit, në stolat e ekipeve të tyre. Kukësi pati një pjesë të dytë të mirë, edhe Teuta ishte mirë në pjesën e parë.

PROBLEMATIKAT – Problemi i Superiores është që Laçi, Durrësi, Partizani, Kukësi, nuk kanë fushën e vetë. Pra çdo skuadër duhet të ketë terrenin e tij dhe tifozët të cilët e mbështesin. Sepse luajnë dhe tifozët në këtë luftë që bëhet mes dy skuadrave.  Ky është një problem i madh në futboll. Këtë problem e kam pasur dhe unë në Kosovë.

SITUATA E TIRANËS – Tirana mund të ishte dhe më lartë, por mua s’më takon që të bëj, edhe kalimin tim te Tirana e quaj si dështim në karrierën time. Kjo për shumë arsye, edhe për shkak të karakterit tim, i cili nuk më lejoi të veproja në momente të caktuar ashtu si duhet të veproja. Këtë gjë duhet t`ia lëmë kohës, dhe kjo duhet të tregoj se çfarë po ndodh me Tiranën dhe se kush janë fajtorët. Për mua Tirana është skuadra emblemë në Shqipëri, por duhet ditur shumë mirë se si të menaxhohen situatat. Tek Tirana nuk e kanë fajin trajnerët. Problemi nuk besoj se është Ardi Mema, por mendoj se qëllimet e njerëzve cilët janë. Duhen zbardhur mirë qëllimet e njerëzve që drejtojnë Tiranën, për të kuptuar. Dhe këtu nuk flitet për individët, qoftë Presidenti, apo njerëz të tjerë që janë mbrapa presidentit, por këtu flitet për qëllimet që kanë njerëzit për Tiranën. Këtu duhet të shohim se çfarë duhet të bëj skuadra dhe si duhet t`a ngrej emrin që ka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"