Tirana në kërkim të trajnerit të ri, ja kush është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 18:18


Tirana në kërkim të trajnerit të ri, ja kush është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e bardhebluve

Ilir Daja i mohoi dje kontaktet me Tiranën, por e vërteta është që ai është më pranë se kurrë bardhebluve. Ish-trajneri i bardhebluve dhe tani i Skënderbeut është favoriti për të marrë ekipin 24 herë kampion.

tirana

Burime pranë Tiranës bëjnë me dije se Daja me shumë mundësi do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Nga bisedat informale bëhet me dije se Ilir Daja u ka bërë me dije bardhebluve që është i gatshëm të diskutojë, madje duke u thënë se duhet ta presin deri në janar.

daja

Thënë kështu, duket se rrugët e Dajës dhe Tiranës do të bashkohen pas më shumë se 2 vitesh nga shkarkimi i tij në javën e tetë të Superiores kur drejtonte bardheblutë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com