Tirana në kërkim të një mbrojtësi, vazhdojnë bisedimet me futbollistin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 8:38

Tirana në kërkim të një mbrojtësi, vazhdojnë bisedimet me futbollistin e Kombëtares

Arlind Ajeti vazhdon të jetë në kontakte me Tiranën. I mbetur pa ekip prej fundit të kampionatit të shkuar, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare prej nëntorit të kaluar po diskuton për një transferim të mundshëm në kampionatin shqiptar.arlind ajeti

Ai është ulur në tavolinë me drejtuesit e Tiranës, të cilët duan një mbrojtës, duke parë problemet në repartin e prapavijës. Diskutimet kanë qenë të gjata, por nuk është arritur asnjë akord, ndërkohë që veç bardhebluve, në lojë për Ajetin është edhe Shkëndija e Tetovës. Ajeti në nëntor premtoi se vetëm në rastin kur asnjë nga skuadrat që po diskuton nuk e merr apo nuk arrin në marrëveshje, do të vendosë që të zgjedhë Tiranën.

Shkurt, Ajeti dhe Tirana në mes kanë një kusht dhe mbrojtësi i sheh bardheblutë si kamerdaren e shpëtimit të karrierës së tij sportive. Mbrojtësi është lojtar i lirë prej kohësh. Një sezon më parë ai ishte pjesë e Grasshopers në Zvicër dhe klubi nga Zyrihu ra nga elita e futbollit. Arlind Ajeti ende nuk ka firmosur për asnjë skuadër dhe me merkaton e verës që është mbyllur, e ardhmja është me shumë dritëhije.Arlind Ajeti

26- vjeçari po qëndron pushim për 6 muaj, çka do të sjellë një goditje të madhe në karrierën e tij. Ajeti ka luajtur në Zvicër dhe në Serinë A me Krotonen dhe Torinon, ndërsa ky moment është i pakuptimtë për futbollistin. Për të më parë është interesuar gjithashtu ekipi i Skënderbeut, por asokohe Ajeti e refuzoi ofertën e korçarëve.

Futbollisti me dy pasaporta ka luajtur 20 takime me Kombëtaren kuqezi, duke shënuar edhe një gol. Gjithsesi, prej kohësh është pa ekip dhe po stërvitet individualisht, me shpresën që në këtë janar të gjejë një skuadër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"