Tirana në kërkim të kthesës së madhe, trajneri i Zrinjskit paralajmëron skuadrën: Kujdes, shqiptarët do të sulmojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2022 | 17:12

Tirana në kërkim të kthesës së madhe, trajneri i Zrinjskit paralajmëron skuadrën: Kujdes, shqiptarët do të sulmojnë

Një ditë para ndeshjes së kthimit ndaj Tiranës, u përfol se Nemanja Bilbija do të mungonte në këtë ndeshje. Në konferencën për media në Mostar, trajneri i Zrinjskit, Sergej Jakiroviç, tha se Nemanja ka marrë një “goditje në këmbë”, kështu që ende nuk dihet me siguri nëse golashënuesi më i mirë i Zrinjskit do të luajë në ndeshjen e kthimit.

jakirovic

“Shëndeti i ekipit është shumë i mirë, Slobo (Slobodan Jakovljeviç) filloi të vrapojë më shumë, kështu që do të kthehet në stërvitje me ekipin të hënën. Sabljiç mori një tronditje aksidentale, një goditje në këmbë, kështu që ne ende nuk e dimë se cila është gjendja e tij”, tha Jakiroviç.

Sa i përket ndeshjes së kthimit ndaj Tiranës, Jakiroviç tha se nuk do të mbrojë rezultatin e ndeshjes së parë. “Për sa i përket kundërshtarit, presim një lojë shumë të ngjashme me atë të Tiranës. Ata janë të rrezikshëm nga kundërsulmet, kështu që duhet të kemi kujdes se kush është pas nesh”, ka theksuar Jakiroviç. Ai tha se ata nuk e shikonin prapa humbjen me Zeljezniçar.

“Ne nuk e kthejmë kokën pas humbjes sepse arritëm në përfundimin se mund ta kishim zgjidhur ndeshjen në pjesën e parë dhe këtë e theksova menjëherë pas ndeshjes. Sapo ndodhi disfata, m’u kujtua se hera e fundit që humbëm ishte në muajin e tretë të vitit të kaluar, kështu që sipas dikujt me ligjin e numrave të mëdhenj, kjo duhej të ndodhte”, tha Jakiroviç.

Për Tiranën ai theksoi gjithashtu se do të jenë edhe më të rrezikshëm në ndeshjen e dytë. “Nuk do të jetë e lehtë sepse kundërshtari definitivisht nuk ka asgjë për të humbur. Pas ‘Zheljes’ u kthyem menjëherë te Tirana dhe do të jemi gati e besoj se të gjithë lojtarët që dalin në fushë do të japin maksimumin”, përfundoi Jakiroviç.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit të raundit të dytë të kualifikimit për Ligën e Konferencës kundër Tiranës zhvillohet sot në orën 21:00 dhe Zrinjski hyn në këtë përballje me avantazhin 1:0 nga sfida e parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"