Tirana në hall për ndeshjen me Teutën, bardheblutë eksperimentojnë dy formacione

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2021 | 23:00

Tirana në hall për ndeshjen me Teutën, bardheblutë eksperimentojnë dy formacione

Me mungesa pa fund, trajnerët e Tiranës janë në hall. Cili do të luajë me Teutën? Dyshja Tetova-Jani pasi janë konsultuar me trajnerin Orges Shehi dje kanë eksperimentuar dy formacione.
Tirana festa
FORMACIONI 1 – Me idenë e parë, në vend të Najdovskit luante Behiratçe në qendër të mbrojtjes. Mesfusha do të përbëhej nga tre shkarkues, Çelhaka, Batha e Toli. Në sulm Kale, Seferi dhe Muçi.

FORMACIONI 2 – Në pjesën e dytë është përdorur një ekip ndryshe. Toshevski u spostua në qendër në vend të Behiratçes, Toli luante djathtas, më mesfushë kthehej Giamfi, ndërsa në sulm Kale, Muçi e Vairinen. Gjithsesi, me shumë mundësi formacioni i parë do të jetë ai që do të luajë nga minuta e parë.

TIRANAAAA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"