Tirana në hall për fushën, ja ku mund të luajnë bardheblutë me Korabin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2020 | 9:56

Tirana në hall për fushën, ja ku mund të luajnë bardheblutë me Korabin

Tirana edhe ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me Korabin nuk do ta luajë në shtëpi. Stafi bardheblu është duke kërkuar një fushë për të luajtur ndeshjen e Kupës. Meqenëse është Kupë, skuadra nuk dëshiron të spostohet lart e poshtë, drejtuesit bardheblu janë duke kërkuar një fushë rreth kryeqytetit ose të jetë shumë pranë.
Tirana festa
Ndeshja me Korabin mund të luhet ose në Kamzë, ose në FushëKrujë. Dy fushat janë shumë pranë kryeqytetit dhe për këtë bardheblutë duhet të zgjedhin tapetin më të mirë. Me shumë mundësi sfida e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Korabit do të luhet në Kamzë ditën e enjte. Bardheblutë kanë përjashtuar mundësinë për të luajtur në një fushë me bar artificial.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"