Tirana në ankth për Torasën para derbit, Egbo bën analizën dhe ideon formacionin e mundshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 9:59

Tirana në ankth për Torasën para derbit, Egbo bën analizën dhe ideon formacionin e mundshëm

Problemi i Tiranës mbetet Agustin To rasa. Lojtari ka marrë një goditje në sfidën me Kukësin dhe sot që flasim vazhdon të mos stërvitet i plotë. Edhe dje Torasa punoi veçmas në të shumtën e stërvitjes. Për rreth 1 orë ai vrapoi rreth fushës dhe më pas ndoqi stërvitjen. Ndonëse ka shqetësime, argjentinasi nuk rrezikon sfidën me Partizanin. Në të kundërt, me shumë mundësi sfidën si titullar do ta nisë i riu Ernest Muçi.

TORASA

Analiza – Si zakonisht trajneri Emanuel Egbo zhvilloi një analizë para stërvitjes së djeshme. Mësohet se nigeriani u ka thënë lojtarëve që Partizani është një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit dhe skuadra duhet ta ketë kujdes. Më pas ekipi ka punuar taktikisht, me gjysmën e skuadrës që imitonte Partizanin. Në grup ishin kthyer të gjithë lojtarët, duke filluar nga Kale, Ngo, Hasani, Halili, ndërsa Ismael Dunga ka punuar veçmas.

Përmbysja – Nga pothuajse të gjithë lojtarët e Tiranës, e premtja e shkuar është konsideruar e veçantë. Shumë prej tyre kanë bërë me dije se asnjëherë nuk kishin pasur mundësinë që për një minutë të bëhej një përmbysje si ajo që u bë ndaj nënkampionëve të Shqipërisë. Një armë e fortë e bardhebluve që këto javë kanë ditur të reagojnë në fushën e lojës.

formaciiii

Formacioni – Tirana është gati për Partizanin. Bardheblutë mbyllën dje përgatitjet për kampionët. Si në çdo takim, edhe dje trajneri Emanuel Egbo ka dhënë këshillat e tij, sidomos për lojtarët e mesfushës dhe sulmit.Edhe me Partizanin, Tirana nuk do të ndryshojë asgjë në fushën e lojës për sa u përket titullarëve. Nga minuta e parë do të luajë formacioni i fundit me Likën në portë. Në mbrojtje rreshtohen Doka, Vangjeli, Muça dhe Hoxhallari.

Në mesfushë, Çelhaka dhe Batha. Para tyre treshja Kobina, Torasa e Kale. Në sulm i vetëm Majkëll Ngoja. Tirana vjen në sfidën me Partizanin pas tetë fitoreve, duke kërkuar goditjen e nëntë në kampionat. Bardheblutë kanë grumbulluar 25 nga 27 pikë të mundshme dhe serinë pozitive e kanë nisur pikërisht në derbin me Partizanin 13 dhjetorin e shkuar. Nga ana tjetër, klubi ka për në derbi ka një të ftuar special, këngëtarin e njohur Majk, i cili do të performojë para nisjes së takimit.

OLSI AVDIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"