Tirana në ajër për çështjen e Etikës, asnjë vendim për ndeshjen e Ballshit. Gjasat janë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 18:41

Tirana në ajër për çështjen e Etikës, asnjë vendim për ndeshjen e Ballshit. Gjasat janë që…

Çshtja e ndeshjes Bylisi-Tirana në Kupën e Shqipërisë ende nuk ka një zgjidhje. Nga ana e federatës dhe komisionit nuk ka asnjë vendim përfundimtar, ndonëse u bë më shumë se një muaj e gjysmë nga nisja e hetimit.

Bylis-Tirana

Një ngërç për bardheblutë, që pritet të nisin aventurën europiane. Mësohet se komisioni nuk ka ndërmend që të mblidhet këto ditë të nxehta, ndonëse vendimin duhet ta kishte dhënë që më datë 22 korrik.

Gjasat janë që me këtë sjellje mund të ketë ndonjë vendim që nuk dëmton asnjë nga skuadrat, sepse në të kundërt, sezoni i bardhebluve do të kompromentohej jo pak në fund, dhe pikërisht në nisje të Kupave të Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"