Tirana ndal Partizanin, Fili shpëton të “kuqtë” nga humbja (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2016 | 21:16

Tirana ndal Partizanin, Fili shpëton të “kuqtë” nga humbja (VIDEO)

UPDATE/ Të “kuqtë” barazojnë në “frymën e fundit” ndaj bardhebluve duke i shpëtuar humbjes. Derbi mes Tiranës dhe Partizanit përfundoi me shifrat 2-2 mbrëmjen e së mërkurës në “Selman Stermasi”. Kur pritej vërshëllima e fundit e arbitrit, Fili barazoi shifrat në minutën e 90+5′.

FUTBOLL TIRANA PARTIZANI - Lojtaret e Tiranes, duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, Tirana-Partizani, 2-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin "Selman Stermasi, ne Tirane. /r/n/r/nSOCCER TIRANA PARTIZANI - Tirana's players celebrate scoring during the Albanian Super League football match Tirana vs Partizani, 2-1 at the "Selman Stermasi" stadium in Tirana.

Fillimisht, Sukaj kaloi Partizanin në avantazh në minutën e 21′ të pjesës së parë. Euforia e të “kuqve” nuk zgjati shumë dhe Muça barazoi shifrat në 1-1 gjashtë minuta më pas.

Pjesa e parë u mbyll në barazim. Ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Bakaj përmbysi rezultatin në 2-1 duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Në minutën e 56′ të pjesës së dytë bardheblutë luajtën me 10 lojtarë. Ndëshkimi i Muçës me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Vilës në mesfushë, la Tiranën me një lojtar më pak.

Partizani shfrytëzoi rastin duke rrezikuar disa herë portën e bardhebluve, por pa konkretizuar.

Kur duheshin edhe pak sekonda nga përfundimi i ndeshjes, Fili shënon golin e barazimit duke i dhënë 1 pikë mjaft të vlefshme Partizanit. Ekipi i Agostinelit tashmë ndodhet 4 pikë ndaj Skënderbeut të vendit të parë.

Untitled-10

Tirana – Partizani 2 – 2
Golat: Muça 28′ / Bakaj 47′, Sukaj 21′, Fili 90+5′

 

Minutat:

90+5′ Gooool! Shënon Fili! Një top i krosuar në zonën e rreptësisë, devijohet te Fili, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë me të majtën e tij.

90′ Futbollistët e Partizanit fitojnë një goditje dënimi pranë zonës së Tiranës. Gjuan Xhevahir Sukaj, topi devijohet në goditje nga këndi.

85′ Fili nis një aksion nga e majta, pason për Trashin që kroson te Raçiç. Ky i fundit godet me kokë, por ka vetëm rivënie fundore për Tiranën.

84′ Trashi ekzekuton një goditje nga këndi për Partizanin, por topi largohet nga Fukui.

81′ Fukui fiton një goditje dënimi pranë zonës së Tiranës. Fili ndëshkohet me karton të verdhë. Lika ekzekuton me të majtën, por goditja e tij përfundon jashtë kuadratit të portës së Partizanit.

79′ Tirana ekzekuton një goditje dënimi para portës së Partizanit. Topi krosohet në zonë, por pa rrezik për portën e Partizanit.

78′ Tjetër zëvendësim te Partizani. Bardhi futet në vend të Torasës.

70′ Rivënie anësore për Tiranën. Bardheblutë qarkullojnë topin në mesfushë, Fukui pason për Likën, por e humbin topin duke nisur futbollistët e Partizanit në kundërsulm.

68′ Zëvendësim te Partizani. Largohet Batha, në vend të tij Raçiç.

65′ Gomez ndëshkohet me karton të vërdhë pas një faulli në mesfushë.

64′ Futbollistët e Partizanit luajnë në gjysmëfushën e Tiranës. Trashi nis një aksion nga krahu i majtë, por topi ndalet nga bardheblutë.

60′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Peçi, në vend të tij futet Deliaj.

56′ Muça ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhe pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Emiljano Vilës. Lë Tiranën me 10 lojtarë.

54′ Partizani ekzekuton një goditje nga këndi. Topi krosohet në zonë, Atanda godet me kokë, por pret Bakaj.

47′ Gooool! Elis Bakaj shënon golin e dytë për Tiranën.

Pjesa e parë

45+2′ Mbyllet pjesa e parë, Tirana – Partizani 1 – 1.

45′ Dy minuta shtesë në nga gjyqtari i katërt.

44′ Trajneri Daja afrohet te delegati i ndeshjes, proteston për provokime në fushë.

42′ Partizani ekzekuton një goditje dënimi në zonën e Tiranës. Gjuan Gomez, por ndërhyn Bakaj duke grushtuar topin. Gjyqtari vërshëllen një pozicion jashtë loje.

38′ Karton i verdhë për portierin Bakaj, i cili deli nga porta drejt mesfushës pas ndërprerjes së lojës nga arbitri për një faull.

36′ Fukui merr një top në zonën e Partizanit, kërkon të gjejë hapsira, por humbet aksioni ndalet nga të “kuqtë”.

32′ Trashi nis një aksion nga krahu i majtë, godet, por topi pritet nga portieri i bardhebluve.

28′ Gooool! Shënon Gentian Muça. Një goditje dënimi në zonë dhe Muça nuk fal duke shënuar me kokë.

23′ Tifozët e Partizanit hedhin sende në fushë. Forcat e rendit shoqërojnë një zyrtar të stadiumit të Tiranës. Ndeshja ndeshja, zyrtarët e Partizanit kërkojnë ët qetësojnë tifozët.

21′ Gooool! Sukaj merr një top në qendër të zonës, shmang Beqajn dhe shënon me të majtën.

17′ Vila kroson një top në zonë për Trashin, Muça devijon topin në goditje nga këndi. Top i lërtë në zonë, Sukaj godet me kokë, por kapet në pozicion jashtë loje.

14′ Torasa merr një top nga krahu i djathë, kroson për Sukajn që gjuan me kohë, por topi përfundon mbi kuadratin e portës.

11′ Tensione mes trajnerit të Tiranës dhe gjyqtarit të katërt. Gjyqtari kryesor ndal lojën dhe paralajmëron Dajën të ruajë qetësinë.

09′ Partizani fiton një goditje dënimi pranë zonës së Tiranës. Sukaj godet fort me të majtën, por pret Evdan Bakaj.

06′ Vila nis një aksion nga krahu i djathtë, kroson në zonë, por topi ndalet nga bardheblutë.

04′ Futbollistët e Tiranës nisen në sulm, Karabeci nis një top për Bakajn, por ky i findit nuk arrinë ta kontollojë si duhet. Topin e nisin futbollistët e Partizanit.

01′ Topin e parë e nisin futbollistët e Tiranës.

FORMACIONET:

Tirana: Ed.Bakaj, Teqja, Muça, Gërçaliu, Hoxhallari, Peçi, Karabeci, Vucaj, Lika, El.Bakaj, Fukui.

Trajner: Ilir Daja

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Krasniqi, Atanda, Ibrahimi, Filipe, Batha, Vila, Torasan, Trashi, Sukaj.

Trajner: Agostineli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"